Lajme

Pas skandalit, i hiqet liçenca shtëpisë së të moshuarve në Pejë “Orenda”

11/04/2022 15:58
nga:Y I

Ministria e Financave ka njoftuar se i ka hequr liçencën Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë “Orenda” raporton Gazeta Blic.

Kjo erdhi pas skandalit të publikuar në media ku disa infermiere keqtrajtonin një të moshuar.

“Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit. Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë: