Lajme

Përfundon ankthi, raketa kineze bie në veri të Oqeanit Paqësor

11/04/2022 13:51
nga:Astrit Gashi

Raketa kineze, me peshë 23 tonë dhe një lartësi sa një ndërtesë 10-katëshe, më në fund ka rënë në veri të Oqeanit Paqësor, duke i dhënë fund ankthimit në të gjithë planetin e veçanërisht në Evropë.

Objekti 23 tonë ishte pjesë e raketës që lëshoi të hënën segmentin e tretë dhe të fundit të stacionit hapësinor kinez, Tiangong.

Paraditen e së premtes, autoritetet në Spanjë pezulluan përkohësisht fluturimet në disa nga aeroportet në qendër të vendit për të shmangur çdo rrezik sado të vogël që mund të krijohej nga rënia e pjesëve të raketës.

Paralajmërimi ishte dhënë të hënën se Spanja mund të ishte një nga zonat që mund të rrezikohej nga rënia e mbetjeve të raketës. Moduli i quajtur Mengtain u nis në hapësirë nga qendra e nisjes së satelitëve Wenchang në provincën jugore të ishullit Hainan.