Lajme

“Ramushi lidhje s’ka me muzikë, veç bërtet”: Berisha i PDK-së ia kris këngës në studio

11/04/2022 13:47
nga:Astrit Gashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Hisen Berisha, ka qenë i ftuar të premten në emisionin e mëngjesit në T7.

Ai ka treguar se dëgjon shumë muzikë, dhe se kënga është ajo që e ka përcjell çdo kund.

Duke udhëtuar mbrapa në kohë përmes muzikës, Berisha tha se ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk dinë të këndoj.

“Ramushi lidhje s’ka me muzikë veç bërtet, më mirë këndoj unë”, tha Berisha në T7.

Por për të treguar se a ka zë për muzikë, Berisha pa hezitim ja krisi këngës.