Lajme

A ka gjasa të ketë një koalicion VV-PDK- Kjo është përgjigja epike e Memli Krasniqit

11/03/2022 22:25
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është modeli më i keq i opozitarizmit dhe i qeverisjes në Kosovë.

“Unë shpresoj që Partia Demokratike kurrë as nuk ka me i përngja Vetëvendosjes. Vetëvendosje është modeli më i keq i opozitarizmit që ka ndodh ndodnjëherë në Kosovë”

I pyetur nëse kishin bërë koalicion me Vetëvendosjen nëse është e nevojshme, Krasniqi u përgjigj kështu.

“Jo jo jo në asnjë mënyrë, çfarë koalicioni, nuk dëshiroj as me e konsideru as si opsion. Ne kemi thënë se s’kemi vija të kuqe për shqiptarët, krejt kan pas vija të kuqe për ne, e krejt kanë ardhë në koalicion me ne në fund” deklaroi Krasniqi në Debat Plus raporton Gazeta Blic.

Krasniqi: Qeverisjes së Kurtit po i vjen fundi, Kosovën do ta drejtojë unë!