Kryeministri izraelit, Yair Lapid, i uroi të enjten ish-kryeministrit, Benjamin Netanyahu, fitoren e tij në zgjedhjet e fundit atje, tha një zëdhënës i Lapid.
Ky zëdhënës shtoi se Lapid e telefonoi Netanyahun dhe i uroi fat si pasardhës i tij dhe tha se do të siguronte një transferim të rregullt të pushtetit.
Ky rezultat shënon një rikthim dramatik për Netanyahun, i rrëzuar vitin e kaluar pas 12 vitesh në pushtet, shkruan Reuters.


