Lajme

Tahiri: Rama “Don Kishot”, bëri gabimin e dytë në histori me Ballkanin e Hapur

11/03/2022 20:35
nga:Y I

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, është shprehur se kryeministri Edi Rama bëri gabimin e dytë historik duke u bërë pjesë e nismës ‘Ballkanit të Hapur’.

Tahiri theksoi se përveç gabimit politik kreu i qeverisë ka bërë gabim gjeopolitik pasi Serbia gjithmonë i ka pasur sytë te tokat shqiptare.

“Më lejoni të veçoj Shqipërinë me Kryeministrin e Shqipërisë. Gaboj Rama, është gabimi i dytë historik që ka bërë Rama. Më herët u bë pjesë e lojërave djallëzore të kufijve të copëzimit të Kosovës.

Rama hyri në histori në anën e errët, duke u bërë krah me një politikan që ishte mbështetës i Millosheviçit.

Ishte gabim historik dhe gjeopolitik, prandaj Serbia i ka pasur sytë te tokat shqiptare.

“Edhe dy tre Don Kishotët, Rama e Vuçiç me interesa që më vonë historia do i tregojë”- tha ajo.