Skuadra e Milanit po ndihet ambicioze pas përparimit në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve dhe thuhet se ka rindezur interesin për Hakim Ziyech të Chelseat.
Kuqezinjtë ishin të interesuar të merrnin anësorin 29-vjeçar maroken në afatin kalimtar të verës, por në fund e kthyen fokusin e tyre tek talenti belg Charles De Ketelaere, i cili u nënshkrua nga Club Brugge, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç raportohet nga Daniele Longo i Calciomercato.com, Ziyech është i interesuar për idenë për t’u bashkuar me Milanin dhe agjentët e tij ia kanë shprehur këtë drejtuesve Paolo Maldini dhe Frederic Massara ditët e fundit.
Ideja aktuale është një marrëveshje huazimi me opsionin e blerjes së bashkangjitur dhe Milani po e konsideron seriozisht këtë gjë, megjithëse nuk është marrë një vendim përfundimtar.
/GazetaBlic Sport/


