Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj o ka nisur një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e përmes së cilës i ka kërkuar tri gjëra që duhet t`i bëjë Kurti sipas Haradinajt, raporton Gazeta Blic.
E para sipas kryetarit të AAK është shtyerja e afatit për targat KM siç po kërkon SHBA deri në marrëveshjen e plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“I kam kërkuar që më urgjencë të pranoj kërkesën e Amerikës për shtyrje të zbatimit të vendimit në afatin e kërkuar dhe ndërprerjen e të gjitha vendimet për zbatimin e vendimit në fjalë”, tha Hardinaj në konferencë për media.
Sipas tij shefi i Qeverisë nuk duhet të marrë asnjë veprim pa u marrë vesh me SHBA e që do të rrezikonte sigurinë në Kosovë.
“Njëkohësisht kërkoi që deri në marrëveshjen finale mos të marrë asnjë vendim që rrezikon sigurinë e vendit në cilën do pjesë pa koordinim me SHBA. Po ashtu i kam kërkuar Kurtit që të vëjë kontakt me këshilltarin për siguri të presidentit Biden, për qartësimin dhe saktësimin e veprimeve që shtensjonojnë situatën aktuale në rajon deri në marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë’, tha Haradinaj.


