Lajme

Samiti i Procesit të Berlinit, Raci: Nga sot nuk ka më Ballkan të Hapur

11/03/2022 14:45
nga:G B

Sot në Gjermani është mbajtur Samiti i Procesit të Berlinit, ku janë nënshkruar disa marrëveshje mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.

Sipas Qeverisë, me këto marrëveshje po “jetësohet Tregu i Përbashkët Rajonal”.

“Bazuar në rregullat e BE-së, marrëveshjet që janë nënshkruar sot janë ato për lëvizjen e lirë me letërnjoftime; për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve”.

Ndërsa, analisti politik, Gazmir Raci, për Gazeta Blic thotë se nga sot nuk kemi më “Ballkan të Hapur”.

“Janë dy arsyet kryesore pse nuk kemi iniciativë të suksesshëm “Ballkan i Hapur”. Trajtimi jo i barabartë i Kosovës siç e keni parë sot në Berlin dhe mungesa e fuqive të mëdha të cilat do të garantojnë obligimet e shteteve të Ballkanit të cilat deri vonë ishin në luftëra të përgjakshme”, thotë ai.

Sipas Racit, sot u konfirmua barazia në mes shteteve dhe Gjermania e konfirmoi perspektivën e qartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Nuk ka më shtet hegjemon, barazia e shteteve sot u konfirmua në iniciativën e Berlinit. Sot Gjermania e konfirmoi edhe perspektivën e qartë për integrim të këtij rajoni në BE. Sot BE pritet po ashtu t’u dalë në ndihmë të gjitha 6 shteteve me pako financiare për të përballuar dimrin e fortë për shkak të krizës energjetike”, deklaron analisti Gazmir Raci./Gazeta Blic/