Lajme

Bekim Haxhiu: Vjosa Osmani tregoi mosbesim ndaj mjekëve në QKUK

11/03/2022 14:26
nga:N M

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë se presidentja e vendit gaboi që operimin nuk e kreu në spitalin publik, por që zgjodhi një klinikë private, raporton Gazeta Blic.

Sipas Haxhiut, kjo për shkak se Osmani tregoi mosbesim ndaj mjekëve në sektorin publik.

Ai thotë se mjekët në QKUK kryejnë me dhjetëra operacione edhe me të komplikuara.

Reagimi i plotë

Koalicioni i shpreses, bartesja e listës zgjedhore me 14.02.2021 e cila fitoi 50.24% presidentja e Kosovës , nuk “guxon” me ia besu operimin, pra jetën e saj mjekëve tonë në sektorin publik.
Ajo zgjedh të operohet në sektorin privat.
Është hera e dytë që presidentja Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve tonë në sektorin publik, të cilët kryjnë me dhjetra operacione edhe me të komplikuara.
Në të ardhmen mund ta shohim presidenten tek e viziton SHSKUK sa për marketing politik, por me çfarë ndérgjegje kur nuk u beson profesionistëve shëndetësor që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës.
Nuk është problem fatura e operacionit, brengoses është se faturën e mashtrimit, keq qeverisjes dhe keqperdorimeve në shëndetësi po e paguajn qytetarët e Kosovës!
Shërim të shpejtë, Vjosë!
Presidentja e besueshme do të operohej në SHSKUK.