Lajme

Kurti në Berlin: Gazi i lirë i Rusisë, i kushtueshëm për sigurinë e Evropës

11/03/2022 13:00
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Berlin ka thënë se gazi i lirë rus është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe qytetarët e Ukrainës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar në Twitter se kemi nevojë për energji të gjelbër dhe të qëndrueshme.

“Në seancën e energjisë theksova se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e  njerëzve të Ukrainës. Ne kemi nevojë për të dyja: energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, por tranzicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen. Nevojitet solidaritet dhe mbështetje financiare”, ka shkruar Kurti në Twitter.