Lajme

Instituti për Studime të Luftës: Ushtria po i shkakton Rusisë probleme të mëdha financiare

11/03/2022 10:40
nga:Astrit Gashi

Përpjekjet për ngritje ushtarake të Rusisë të kombinuara me sanksionet perëndimore, kanë efekte negative afatgjata në ekonominë ruse, shkruan Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në analizën e re ditore, duke shtuar se kjo është pikërisht ajo që kishte parashikuar më parë.

ISW thekson se ekspertët financiare i kanë thënë Reuters se Kremlini do të përballet me një deficit buxhetor, që do t’i “shterë rezervat e Moskës në nivelin më të ulët në vite”, për shkak të reduktimeve të parashikuara në të ardhurat e energjisë, si dhe sanksioneve dhe kostos së mobilizimit rus.

Një ekspert financiar parashikoi se pagesat për rusët e mobilizuar, duke përfshirë përfitimet sociale, mund t’i kushtojnë Kremlinit midis 900 miliard rubla dhe tre trilionë (midis 14.6 dhe 32.2 miliardë dollarë) gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Kjo shifër nuk përfshin pagesat për ushtarët e tjerë si BARS (rezervistë), batalionet vullnetare dhe detyrimin afatgjatë për të paguar ushtarët me kontratë, vullnetarët dhe specialistët joushtarakë që janë zhvendosur në territoret e pushtuara, si dhe mercenarët që luftojnë për Rusinë.