Artan Behrami, ish këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas operimit të presidentes Vjosa Osmani në spital privat, raporton Gazeta Blic.
Ai në Facebook ka publikuar një fotografi të Thaçit duke dalë nga QKUK, pas trajtimit që kishte marrë aty.
“Vetëm sa për rikujtim! Ky është momenti i daljes së Presidentit Thaçi pas trajtimit që mori në QKUK”, ka shkruar Behrami.


