Nol Nushi nga PSD ka reaguar për operimin e presidentes Osmani në spital privat, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Arben Vitia ishte ministër i shëndetësisë, dështoi e më pas dështoi edhe në zgjedhje komunale, ndërsa sot është drejtor në spital privat.
Ndërsa, Nushi ka shkruar se presidentja, me pagën më të lartë publike, paradite e viziton QKUK-në kurse në mbrëmje shtrohet në spital privat për ta shëruar ithzën.
Postimi i tij i plotë:
Ja si duket qeveria e “shpresës”!
– Emërohet ministër Arben Vitia, dështon në menaxhim, dështon në zgjedhje komunale. Sot është drejtor në spital privat.
– Presidentja me pagën më të lartë publike, paradite e viziton QKUK-në kurse në mbrëmje shtrohet në spital privat për ta shëruar ithzën.
Që dy vite, praktikisht, nuk kemi ministër të shëndetësisë!


