Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se është shembull i keq operimi i presidentes Osmani në spital privat, raporton gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ajo nuk i beson sektorit publik të shëndetësisë dhe një ndërhyrje të thjeshtë kirurgjike e kryen në klinikë private, plus që tenton ta mbajë të fshehtë rastin.
Postimi i tij i plotë:
Vetë presidentja nuk i beson sektorit publik të shëndetësisë. Një ndërhyrje të thjeshtë kirurgjike, ajo ka zgjedhur ta bëjë në një klinikë private. Plus provon ta mbajë fshehtë rastin. Fort shembull i keq.


