Lajme

Vdekja e dy të rinjve në aksident në Vushtrri, Krasniqi e trishtuar: Bashkëndjej dhimbjen me familjen Pllana

11/03/2022 08:52
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi është e trishtuar për vdekjen e dy të rinjve nga fshati i Vushtrrisë, që humbën jetën në aksident, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se bashkëndjen dhimbjen me familjen Pllana, për humbjen e më të dashurve të tyre.

Postimi i saj i plotë:

E trishtuar nga lajmi për vdekjen e dy të rinjve nga qyteti i Vushtrrisë në një vetaksident në afërsi të fshatit Gojbulë.

Në këto momente të rënda pikëllimi, bashkëndjej dhimbjen me familjen Pllana, për humbjen e më të dashurve të tyre.

Zoti u dhashtë forcë me përballu dhimbjen!