Dinamo humbi 2:1 nga Chelsea në xhiron e 6-të të Grupit E të Ligës së Kampionëve dhe u eliminua nga Europa.
Në ndeshjen e dytë, Milani mundi 3:0 Salzburgun, por austriakët qëndruan në vendin e tretë dhe do të luajnë në Ligën e Evropës, përcjell GazetaBlic Sport.
Tifozët e Chelseat ishin shumë aktivë në rrjetet sociale pas kësaj ndeshje. Ata drejtuan një sërë kritikash ndaj Graham Potter, dhe arsyeja për këtë nuk ishte as rezultati dhe as mënyra se si luajti Chelsea. Tifozët u zemëruan që Potter vendosi, në një lojë pa rëndësi për Chelsean, të rrezikonte lëndimet e disa lojtarëve kryesorë.
Pasi luajti të gjitha 90 minutat, u dëmtua Ben Chilwell, një futbollist i cili po përballet me dëmtime që nga ardhja në Chelsea nga Leicester. Në kohën e ndalimit, mbrojtësi i majtë u rrëzua përtokë dhe e kapi këmbën, e më pas me duar në kokë, duke bërë të qartë se lëndimi ishte i rëndë.
“Potter duhet të shpjegojë atë që ai ka bërë. Është një vendim i tmerrshëm për të detyruar lojtarët kryesorë të luajnë një lojë të parëndësishme në mes të një programi kaq të çmendur dhe të mbushur me bllokime,” shkruhet në një koment, ndërsa një tjetër vazhdon: “Unë kurrë nuk kam parë një vendim më i idiot nga një trajner. Të rrezikosh gjëra tepër të rëndësishme si kjo, por lojtarë të prirur për lëndime në një ndeshje kaq të parëndësishme…”, ishin disa nga kritikat e fansave për trajnerin e Chelseat.
/GazetaBlic Sport/


