Showtime

Getinjo pas rastit brutal në Pejë: Marre po më vjen që jam njeri

11/02/2022 23:11
nga:Genita C

Reperi Getoar Aliu ka reaguar pas rastit cili ka tronditur sot vendin tonë.

Një infermiere ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të moshuare në Qendrën e Strehimores në Pejë.

Reagimet kanë qenë të shumta nga shoqëria civile e nga figura të shumta të njohura të show-bizit shqiptar.

Ndër ta edhe reperi Getinjo i cili përmes një postimi të gjatë në Instastory është shprehur i revoltuar.

&“A po e kuptoni që dhuna s’ka gjini? More Zoti shumë na don se neve duhet pluhur me na bo, me na zhduk krejtve. Ajo plakë në video e cila u dhunua qenka nënë e dëshmorit që ka dhënë jetë për këtë tokë! Çfarë shoqërie jemi ne që në praninë tonë dhunohet një grua e vjetër ndoshta e sëmurë dhe ne qeshim edhe e bëjmë incizim me telefon! Marre po më vjen që jam njeri”, ka shkruar reperi.