Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka dënuar dhunën e ushtruar të dielën ndaj një gruaje të moshuar në Pejë.
Ai tha se pamjet i ka parë dhe është fatkeqësi për shoqërinë tonë.
“Uroj që zonja të mos ketë ndonjë lëndim prej goditjeve dhe të jetë mirë me shëndet. Në anën tjetër, konsideroj që një sjellje e tillë sa është qeshja e njerëzve përreth. Kjo flet për gjendjen shoqërore që jemi. S’është rasti i vetëm. E pamë me një të moshuar në shtëpi të pleqve”, shtoi ai në ATV.
Gjithashtu, Murati theksoi se “kemi parë sulme të ndryshme dhe rrethi nuk reagon”.
“Është thirrje për shoqërinë t’i kushtojmë më shumë rëndësi vlerave”, shtoi ai.


