Lajme

Propozimi franko-gjerman i bën bashkë Krasniqin dhe Abdixhikun: Në SHBA i pret Gabriel Escobar

11/02/2022 19:31
nga:Genita C

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në mes të këtij muaji pritet të nisin një vizitë të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në kryqendrën evropiane – Bruksel.

Dy kryetarët e partive opozitare janë ftuar për vizitë zyrtare, por asnjëri prej tyre nuk ka zbuluar detaje se kush i pret në takim.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, bëhet e ditur se Krasniqi dhe Abdixhiku do të takohen me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky burim i besueshëm për Gazetën thotë se, Krasniqi dhe Abdixhiku nuk do të udhëtojnë bashkë, por takimi me Escobarin pritet të jetë i përbashkët, në të njetën ditë dhe në të njejtën orë.

“Gjatë viztës në Shetet e Bashkuara të Amerikës, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku do të takohen me Gabriel Escobarin. Dyshja do të udhëtojnë ndaras, por takimin me Escobarin e kanë të përbashkët”, tha ky burim për Blic.

Ndërsa, gjatë muajit tetor të këtij viti i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, erdhi në Kosovë dhe u takua me partitë opozitare, ashtu siç u raportua në medie, thuhet se propozimi i planit franko-gjerman ishte pjesë diskutimi në këtë takim.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin franko-gjerman për një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne mendojmë, se sikurse na është shpjeguar, ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht Serbisë, në integrimet euro-atlantike”, ishte një ndër deklaratat e tij duke mos dhënë më shumë detaje se çfarë përfshin ky plan.

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi, Gjykata Speciale e iniciativa franko-gjermane: Krejt çka tha Escobar në intervistën e fundit

Ajo çfarë vlen të theksohet është edhe çështja e targave, ku ndërkombëtarët nuk kanë qenë të kënaqur me vendimet e fundit të Kurtit, madje sot  ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka kërkuar që afati për targat të shtyhet për 12 muaj.

“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruar Hovenier.

Kujtojmë se, pak ditë më parë Gazeta Blic ka siguruar pikat më kryesore të planit franko-gjerman, ku siç bëhet e ditur nuk është i pafavorshëm për Kosovën.

“Serbia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën, por faktikisht heqë dorë dhe e pranon atë”, thuhet në njërën nga pikat.

Për të parë pikat kryesore të këtij propozimi klikoni KËTU

Ekskluzive: “Serbia heq dorë dhe e pranon Kosovën, dyshime te puna e Asociacionit “, Plani gjithëpërfshirës franko-gjerman me 10 pika

/GazetaBlic/