Lajme

Abott thotë se djegia e veturave që kanë kthyer targat në RKS është vepër kriminale

11/02/2022 16:13
nga:Genita C

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abott, ka reaguar pas djegies së një veture të një serbi me targa RKS.

Sipas tij, djegia e pasurisë së personave që kanë regjistruar veturat e tyre në RKS është vepër kriminale.

“Zjarrvënia ndaj pasurisë së individëve që kanë regjistruar veturat e tyre në targa RKS është vepër kriminale dhe mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë”, është shprehur Abott.

Kujtojmë se në lidhje me djegiet e veturave të serbëve që i kanë konvertuar targat në RKS, ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se “këto janë vepra frikacake dhe kriminale”.