Lajme

Rrahja e të moshuarës në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri

11/02/2022 16:04
nga:Y I

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar ashpër ndaj rastit ku në një shtëpi të pleqve në këtë komunë e moshuara sulmohet fizikisht nga dy infermiere.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ai ka bërë të ditur se Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron këso shërbimesh.

Madje, ai ka ftuar Inspektoriatin e Shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast.