Lajme

Mundësia për zgjedhje, Musliu: Kushtet janë pjekur, nuk i kemi numrat – mbetet që Kurti të deklarohet për paaftësinë për të qeverisur

11/02/2022 17:21
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se mund të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, pasi vendi tashmë është bërë imun ndaj zgjedhjeve.

Ajo për Gazeta Blic ka thënë se ky kryeministër ka shkelur të gjitha premtimet e dhëna, teksa ka përmendur faktin që ende nuk është emëruar ministri i ri i shëndetësisë e procesi mësimor ka filluar me 1 muaj vonesë.

Sipas Musliut, në Kosovë në çdo fushë ka devalvuar gjithçka, ka dalë çdo gjë jashtë kontrollit.

Ajo ka thënë se kushtet janë krijuar për zgjedhje por mbetet të shihet se a do të ketë zgjedhje.

Musliu ka shtuar se opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë dhe mbetet në vullnetin e Kurtit për paaftësinë e tij për të qeverisur dhe vendi të shkojë në zgjedhje por që sipas saj vendi nuk mund të mbahet peng.