Kosova ka hyrë në ditën e dytë të qortimit për serbët në Kosovë, të cilët nëse nuk binden për shndrrimin e tabelava “KM” në “RKS” do të gjobiten me nga 150 euro, raporton Gazeta Blic.
Qeveria e Kosovës tashmë për tabelat KM dhe të tjera ka një vendim publik, i cili i përshkallëzuar do të implementohet deri më 21 prill të vitit 2023.
Por, ky vendim i Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, nuk po i pëlqen njërit prej vendeve më aleate të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo bazuar në reagimet e tyre publike në lidhje me këtë vendim.
I fundit që reagoi për vendimin e Albin Kurtit është ambasadori SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier. Ai përmes një reagimi të ‘Twetter” , ka kërkuar jo 10, por 12 muaj shtyrje te afatit për targat për serbët në Kosovë.
Ambasadori i SHBA-së i kërkon Kurtit ta shtyjë afatin për targat, e dënon djegien e veturës në veri
E, një parti që dikur ka udhëhequr me shtetin po e sheh si rrezik të madh qëndrimin e Albin Kurtit për targat, në raport me shtetin më aleat që ka Kosova, SHBA-të.
Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, njëherit nënkryetar i kësaj partie, ka thënë për Gazeta Blic se kërkesa e ShBA-së për shtyrjen e afatit për targat, fillimisht 10 muaj e tash për 12 muaj, nuk është qëndrim publik medial, por është qëndrim i Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Sa më shpejt që Qeveria Kurti e kupton, është më mirë. Koordinimi më ShBA-të është urgjencë, të mos të bëhet vonë për shtetin dhe raportet tona!”, i ka thënë ai Gazeta Blic.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme në ora (3:00 e natës) një gazetari serb në veri i është djegur vetura pasi që kishte shndërruar tabelat RKS.
Për këtë ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë.
Vetura e djegur në veri me targa RKS është e gazetarit Bojan Bozovic (video)
Hovenier ka thënë se SHBA-ja dënon aktin e djegies dhe shkatërrimit të pronave dhe çfarëdo përpjekje tjetër për të frikësuar ata të cilët dëshirojnë të regjistrojnë makinat e tyre me RKS.
“Këto janë akte frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në “twitter”.Ai ka përsëritur edhe një herë kërkesën drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtyrje të plotë të implementimit të vendimit për 12 muaj, në mënyrë që targat RKS mund të vendosen pas kësaj periudhe.


