Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka reaguar për rastin e djegies së një veture e cila ka kthyer targat në RKS.
Hovenier ka thënë se SHBA-ja dënon aktin e djegies dhe shkatërrimit të pronave dhe çfarëdo përpjekje tjetër për të frikësuar ata të cilët dëshirojnë të regjistrojnë makinat e tyre me RKS.
“Këto janë akte frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier në “twitter”.
Ai ka përsëritur edhe një herë kërkesën drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtyrje të plotë të implementimit të vendimit për 12 muaj, në mënyrë që targat RKS mund të vendosen pas kësaj periudhe.
Gjithashtu ai ka ritheksuar se SHBA-ja mendon që Kosova ka të drejt që të implementojë një ndryshim të tillë të targave.
“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruar Hovenier.
The U.S. condemns burning or destroying property and any effort to intimidate those with or intending to obtain RKS car plates under Kosovan law. These are cowardly and criminal acts. 1/2
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 2, 2022


