Lajme

AAK-ja në SBASHK – Tahiri thotë se do të angazhohen për miratimin e Ligjit të Pagave

11/02/2022 11:19
nga:N M

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Në takim kanë marrë pjesë shefi i Grupit Besnik Tahiri dhe deputetët Bekë Berisha dhe Albana Bytyqi.Me këtë rast Tahiri tha se do të angazhohet që sa më shpejt të miratohet Ligji i Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e sindikatave.

“Grupi ynë është duke bërë një raund diskutimesh me sindikata për ligjin e pagave. Kemi pasur edhe bashkëpunim në draftin e parë dhe ju e keni mbajtur pozicionin e mbrojtjes”, tha ai.

Më pas ata do të takohen edhe me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës.

Dhunimi i 11 vjeçares, prokuroria arreston edhe një person