Organizata Gratë në të Zeza në Serbi, mbështetur nga organizata tjetra të shoqërisë civile, personalitete dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi, ka përpiluar një Apel për Kosovën.
Ky apel u bën thirrje opinionit vendor në Serbi dhe atij ndërkombëtar që të ballafaqohet me realitetin dhe të bëjë presion mbi pushtetin aktual në Serbi që ajo të braktisë politikën e saj vetëvrasëse, e cila nuk e merr parasysh faktin se qytetarët e Kosovës nuk duan t’i nënshtrohen sovranitetit të shteti në emër të të cilit janë persekutuar dhe janë vrarë të gjithë ata që donin t’i ndërtonin marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve mbi baza të reja, pa diskriminim dhe represion.
Gjithashtu, kërkohet nga autoritetet në Serbi të ndalojnë së penguari anëtarësimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare. Në këtë mënyrë Serbia në mënyrë të qartë dhe pamëdyshje do të jepte kontributin e saj në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetin rajonal.
Në të njëjtën kohë, apelohet tek institucionet ndërkombëtare dhe shoqëria civile në Kosovë që të kundërshtojnë me vendosmëri të gjitha format e diskriminimit në bazë etnike, fetare, kulturore, politike, gjinore dhe çdo përkatësie tjetër.
Për më tepër gjeni të bashkangjitur Apelin për Kosovën:
Apel për Kosovën
Duke besuar fort se:
– liritë civile dhe demokracia janë më të rëndësishme se të gjitha interesat etnike dhe shtetërore;
– të drejtat e njeriut (duke përfshirë veçanërisht të drejtat grave), cilësinë e jetës dhe sigurinë njerëzore mbi sovranitetin shtetëror;
– pjesëmarrja në ndërtimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe puna për pajtimin dhe vendosjen e një rendi demokratik është e drejta dhe detyrimi ynë, në mënyrë që ne të vazhdojmë të kultivojmë solidaritet me të gjithë ata që refuzojnë besnikërinë ndaj nacionalistit të tyre patriarkal. dhe liderët militarist,
Duke pasur parasysh se:
– regjimi i Sllobodan Millosheviqit zbatoi aparteidin në Kosovë kundër popullsisë joserbe (veçanërisht shqiptare) dhe sistematikisht i ktheu pjesëtarët e shumicës etnike atje në qytetarë të rendit së dytë;
– përhapi me këmbëngulje atmosferën e dyshimit dhe e urrejtjes dhe e ndjenjës së epërsisë së etnisë serb;
– duke filluar nga viti 1998 organizoi dhe kreu krime masive kundër shqiptarëve të Kosovës (gjë që nuk justifikon krimet revanshiste të kryera pas dorëzimit të Kosovës tek forcat paqeruajtëse ndërkombëtare);
– Qeveria që erdhi në pushtet në Serbi pas ndryshimeve të 5 tetorit 2000, nuk arriti të përballet me faktet e lartpërmendura, e me këtë edhe të gjitha mundësitë për të vendosur marrëdhënie besimi me shumicën shqiptare në Kosovë;
– regjimi aktual ripërtëriu retorikën e tij shoviniste dhe raciste, e cila humbi shanset e fundit për çdo formë bashkimi shtetëror që do të përfshinte në kufijtë e tij “Krahinën
Autonome të Kosovës dhe Metohisë”;
– realiteti i Kosovës në mospërputhje të plotë me shpalljet e sovranitetit të Serbisë mbi atë territor, i cili me vullnetin e shumicës absolute e konsideron veten Republikë sovrane të
Kosovës dhe pavarësia e së cilës është njohur nga shumica e vendeve demokratike të botë, i bëjmë thirrje opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar që të ballafaqohet me realitetin dhe të bëjë presion mbi pushtetin aktual në Serbi që ajo të braktisë politikën e saj vetëvrasëse, e cila nuk e merr parasysh faktin se qytetarët e Kosovës nuk duan t’i nënshtrohen sovranitetit të shteti në emër të të cilit janë persekutuar dhe janë vrarë të gjithë ata që donin t’i formonin marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve mbi baza të reja, pa diskriminim dhe represion, ne kërkojmë nga autoritetet në Serbi të ndalojnë së penguari anëtarësimin e Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare. Në këtë mënyrë Serbia në mënyrë të qartë dhe pamëdyshje do të jepte kontributin e saj në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetin rajonal.
Në të njëjtën kohë, apelojmë tek institucionet ndërkombëtare dhe shoqëria civile në Kosovë që të kundërshtojnë me vendosmëri të gjitha format e diskriminimit në bazë etnike, fetare, kulturore, politike, gjinore dhe çdo përkatësie tjetër.
Gratë në të Zeza të mbështetura nga:
– Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Beograd
– Unioni i Antifashistëve të Serbisë, Beograd
– Forumi Demokratik Qytetar, Beograd
– Aksioni civil, Pançevë
– Qendra për Politikë Konceptuale, Novi Sad
– Shoqata e grave të Peshçanikut, Krushevc
– Shoqata e Studimeve dhe Kërkimeve të Grave, Novi Sad
– Teatri Dah, Beograd
– Gratë për Paqe, Leskoc
– Nena – grupi për paqe dhe të drejtat e grave, Leskovc
– Telefon SOS për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës, Vlasotincë
– Qendra Autonome e Gruas, Beograd
– Stasha Zajoviq
– Sonja Biserko
– Aleksandar Kraus
– Zoran Vuletiq
– Ljiljana Spasiq
– Zoran Gajiq
– Branka Qurçiq
– Snezhana Jakovljeviq
– Latinka Peroviq
– Dejan Atanackovic
– Svetlana Slapshak
– Vesna Peshiq
– Tamara Spaiq
– Nikolla Krstiq
– Lina Vushkoviq
– Darko Shper
– Svenka Saviq
– Dijana Millosheviq
– Dragan Stojkoviq
– Rade Radovanoviq
– Ivan Jankoviq
– Sllavica Stojanoviq
– Zlatoje Martinov
– Jasmina Teshanoviq
– Janja Beç
– Lepa Mlagjenoviq
– Masha Malesheviq
– Ildiko Erdei
– Dasha Duhaçek
– Lidija Raduloviq
– Slobodanka Maçanoviq
– Snezhana Çongradin
– Sanja Pavloviq
– Nikolla Xhafo
– Milojko Pantiq
– Radoje Stefanoviq
– Ivan Srdanoviq
– Fahrudin Kladnicanin
– Dragomir Olujiq
– Vesna Rakiq Vodineliq