Lajme

Dhunimi i 11 vjeçares, prokuroria arreston edhe një person

11/02/2022 11:05
nga:N M

Prokuroria e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person në lidhje me dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Sipas prokurorisë personi është ndaluar për 48 orë në dyshim për veprën penale “Ndihmë”(në kryerjen e veprës penale të dhunimit), sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.

Po ashtu thuhet se ndaj personit tashmë të ndaluar do të kërkohet masa e paraburgimit.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 2 nëntor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në vazhdën e veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë”(në kryerjen e veprës penale të dhunimit), sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.
Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.

Arrestohet shoferi që aksidentoi për vdekje një person në Mitrovicë