Lajme

Kërcënon Ana Brnabiq: Nëse vijnë prapë dronë nga Kosova, do t’i rrëzojmë

11/02/2022 10:46
nga:Astrit Gashi

Mediat beogradase kanë pretenduar se baza e ushtrisë së Serbisë në Rashkë është vëzhguar nga dronët të vegjël komercial, e të cilët mund të jenë në dispozicion të FSK-së. Kjo ka nxitur reagime edhe nga Qeveria e Serbisë.

Kryeministrja, Ana Bërnabiq dhe ministri i mbrojtjes, Milosh Vuçeviq kanë akuzuar autoritetet e Kosovës lidhur me këtë veprim.

“Ashtu është, dronët filmuan një pozicion në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe dy kazerma. Për këtë jam informuar nga Presidenti i Republikës dhe ka dhënë urdhër që të forcohet mbrojtja në ajër, e cila tashmë është një gjendje e përhershme. Nëse kjo ndodh përsëri, ne do të rrëzojmë të gjithë dronët. Nuk do të jepja më shumë informacion, presidenti do të thotë më shumë për këtë”, ka thënë Brnabiq.