Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, raporton Gazeta Blic.
Sipas njoftimit për media, në rend dite janë disa pika por që as në këtë mbledhje nuk është në rend dite rekomandimi i Zyrës për regjistrimin e partive politike në KQZ për ligjshmërinë për dy kryetarët e Listës Guxo.
Pikat e rendit të ditës:
Shqyrtimi dhe miratimi i realizimit të Planit të Punës së KQZ-së për periudhën Janar – Shtator, 2022.
Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës gjinore dhe moshës së lidershipit të partive politike 2017-2021.
Këshilli për Buxhet dhe Financa:
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-Shtator 2022.


