Sporti

Liga e Kampionëve/ Renditja përfundimtare në katër grupet e para

11/01/2022 23:30
nga:Lorik J

Këtë të martë janë zhvilluar tetë ndeshjet e raundit të gjashtë dhe të fundit në katër grupet e para të Ligës së Kampionëve.

Tashmë edhe zyrtarisht dihen emrat e tetë skuadrave që kanë siguruar kalimin për në fazën e 1/8 e finales, shkruan Gazeta Express.

Napoli, Porto, Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur janë skuadrat që u kualifikuan tutje si liderë të grupeve të tyre.

Kurse, nga pozitat e dyta të grupeve A, B, C dhe D janë kualifikuar Liverpooli, Club Brugge, Interi dhe Eintracht Frankfurti.

Ajax, Bayer Leverkusen, Barcelona dhe Sporting Lisbona janë skuadrat që garat evropiane do t’i vazhdojnë në Ligën e Evropës, pasi përfunduan në pozitat e treta në grupet e tyre respektive.