Sporti

Bad News Eagles triumfojnë në “Ancient” ndaj GamerLegion, tani vazhdohet në “Mirage”

11/01/2022 23:16
nga:Lorik J

Bad News Eagles ka triumfuar ndaj GamerLegion në Ancient me rezultatin 16:9.

Ekipi shqiptar ishte duke humbur në pjesën e parë me rezultatin 8:7, por gjithçka u përmbys më pas me fitoren e madhe 16:9, shkruan GazetaBlic Sport.

Rigon Gashi ishte lojtari më i mirë i pjesës së parë me 26 eliminime.

Kjo ndeshje luhet në formatin “Bo3”, andaj na duhet edhe një fitore në map për të kaluar në “Legends Stage”.

/GazetaBlic Sport