Lajme

“Dy orë jemi marrë me të”, Haradinaj: Në zyre të Kurtit e kam lexuar draftin e marrëveshjes me Serbinë

11/01/2022 22:01
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se e ka lexuar disa herë draftin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ekskluzive: “Serbia heq dorë dhe e pranon Kosovën, dyshime te puna e Asociacionit “, Plani gjithëpërfshirës franko-gjerman me 10 pika

Së fundmi, ai tha se e lexoi këtë sa ishte i ftuar për takim në zyrë të kryeministrit Albin Kurti, i shoqëruar nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

“Së fundmi e kam lexuar prej kryeministrit Kurti. Po, po. Jo jo, e kemi kthyer. Bashkë me Ardianin e kemi lexuar, nja dy orë jemi marrë me të”, shtoi ai në T7.

Ndër të tjera, ai tha se ka fokusim të madh që këtë vit të kryhet marrëveshja Kosovë-Serbi.