Sporti

Bayern Munich – Inter, formacionet zyrtare/ Starton Kristjan Asllani

11/01/2022 19:43
nga:Lorik J

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Bayern Munich sonte.

Bayern Munich e mirëpret Interin me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve, përcjell GazetaBlic Sport.

Dy skuadrat janë kualifikuar tutje.

Ja formacionet zyrtare:

BAYERN (4-2-3-1): Ulreich; Mazraoui, Upamecano, Pavard, Stanisic; Sabitzer, Kimmich; Coman, Gravenberch, Mané; Choupo-Moting.

INTER (3-5-2): Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Bellanova, Barella, Asllani, Gagliardini, Gosens; Lautaro, Correa.

/GazetaBlic Sport