Lajme

Memli Krasniqi takon të rinjtë e Drenasit, i fton të bëhen pjesë e platformës Rinia 2022

11/01/2022 18:25
nga:Genita C

Kryetari i PDK – së, Memli Krasniqi ka takuar sot të rinjtë e Drenasit, ku ka prezantuar platformën e kësaj partie për zgjedhjet e Rinisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi në një postim në Facebook, u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me përshtypjet nga ky takim.

“Energjia e vajzve dhe djemve të Drenasit dhe interesimi i tyre për angazhim konkret në vendimmarrje, ishte shumë frymëzues edhe sot. Të gjithë, pa përjashtim, të vendosur që zëri i tyre të dëgjohet në secilin projekt që ka për qëllim ndryshimin pozitiv në komunitetet e tyre”, shkruan ai.

Lideri i PDK-së ka ftuar të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e platformës Rinia 2022.