Sporti

Tupac Shakur debuton për ekipin anglez, Charlton

11/01/2022 17:48
nga:Lorik J

Tyrese Anthony Tupac Shakur Campbell, i cili është vetëm 19 vjeç, ka debutuar me fanellën e klubit anglez, Charlton.

Mesfushori i ri luajti një orë në fitoren kundër Shrewsbury dhe u bë hit i menjëhershëm në rrjetet sociale. Ai tërhoqi vëmendjen për shkak të emrit të tij, të cilin e mori nga reperi i famshëm amerikan Tupac Shakur, i cili u vra 26 vjet më parë.

Tupacu i ri vjen nga lagjja e Londrës Peckham.

Charlton ka luajtur për herë të fundit në Premier League në vitin 2007.

/GazetaBlic Sport