Sporti

GamerLegion – Bad News Eagles, këto janë statistikat e kundërshtarëve

11/01/2022 17:14
nga:Lorik J

Bad News Eagles po e vazhdon me fitore në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major i cili po mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

Ekipi shqiptar do të përballet sonte nga ora 21:00 me ekipin “GamerLegion”, shkruan GazetaBlic Sport.

Kundërshtarët po kalojnë në formë të mirë dhe dje kanë triumfuar ndaj ekipit të dytë më të mirë në botë, Vitality.

Ata janë të pozicionuar në vendin e 25’të në botë.

Në pesë ndeshjet e fundit kanë katër fitore dhe një humbje.

Ekipi i tyre përbëhet nga: acoR, iM, Keoz, siuhy & isak.

Inferno dhe Overpass janë “mapat” e preferuar të tyre.

/GazetaBlic Sport