Lajme

Mehaj: Gjermania, aleat në rrugëtimin tonë për BE dhe NATO

11/01/2022 16:57
nga:Genita C

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se sot ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, me parlamentarë të këtij shteti, anëtarë të Komitetit për Mbrojtje, Marcus Faber dhe Lars Lindemann.

Ai, me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Gjermania është shtet aleat i Kosovës në rrugëtimim drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Në këtë mes, shtet mik i yni me të cilin kemi bashkëpunim të ngushtë është Republika Federale e Gjermanisë. Në këtë takim i informova parlamentarët gjermanë lidhur me angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, sipas standardeve të vendeve të NATO-s, procesin e realizimit të planit dhjetëvjeçar të tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritanishme në aspektin e reformës legjislative, dokumenteve strategjike, politikave integruese rajonale dhe euroatlantike, si dhe lidhur me operacionet paqeruajtëse dhe ato humanitare”,ka shkruar Mehaj.

Mehaj ka pohuar se ata kanë diskutuar edhe për situatës aktuale gjeopolitike, rolin e FSK-së në këtë mes, ndihmën që mund të ofrojnë për Ukrainën, por dhe rëndësisë së ruajtjes së stabilitetit në vend.

“Me këtë rast, u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në funksion të interesave të partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave të përbashkëta në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve, me qëllimin kryesor ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë”,ka thënë tutje Mehaj.