Sporti

Dy super lojtarë të Chelseat mungojnë kundër Dinamo Zagrebit

11/01/2022 16:38
nga:Lorik J

Dëmtim i dyfishtë te Chelsea, në prag të ndeshjes ndaj Dinamo Zagrebit.

Graham Potter do të duhet të luajë pa Mateo Kovacic dhe Kepa. Probleme për mesfushorin kroat, ndërsa portieri spanjoll u dëmtua në pjesën e parë në humbjen e së shtunës kundër Brighton.

Megjithatë, Blues tashmë janë kualifikuar dhe kanë fituar grupin e tyre dhe shqetësimi i vërtetë për trajnerin do të jetë rikuperimi i dy lojtarëve për derbin londinez ndaj Arsenalit, të planifikuar për të dielën pasdite.

/GazetaBlic Sport