Sporti

Vidal provokon keq Real Madridin pas triumfit në ‘Copa Libertadores’

11/01/2022 14:21
nga:Mergim Rreci

Pas triumfit të tyre kundër Athletico Paranaense në finalen e Copa Libertadores 2022 në Ekuador, disa lojtarë të Flamengos e kanë kthyer vëmendjen e tyre në një përplasje të mundshme kundër Real Madridit në Kupën e Botës për Klube.

Kupa e Botës për Klube paraqet fituesit e garave kryesore të çdo konfederate dhe i vendos ata kundër njëri-tjetrit në një turne për të kurorëzuar kampionët e botës çdo vit, përcjell GazetaBlic Sport.

Real Madridi do të përfaqësojë Evropën pas triumfit të 14-të të Ligës së Kampionëve, me Flamengon që u konfirmua gjithashtu si pjesëmarrës pas fitores së tyre në Amerikën e Jugut.

Disa nga yjet e Flamengos kanë dalë dhe kanë deklaruar se synimi i tyre është të mposhtin Real Madridin, me Filipe Luis i pari që ka nxitur tensionet kur deklaroi se Flamengo do të triumfonte ndaj klubit spanjoll.

Një nga lojtarët e profilit të lartë të Flamengos është kiliani Arturo Vidal, i cili midis viteve 2007 dhe 2022 pati një karrierë të shkëlqyer në Evropë duke fituar gjithsej nëntë tituj të ligës me skuadra si Juventus, Bayern Munich, Inter dhe Barcelona.

Sidoqoftë, pas fitores së tij të fundit, Vidal nuk mbajti asgjë, duke porovokuar keq skuadrën madrilene, me fjalë të rënda ofenduese.

/GazetaBlic Sport/