Chelsea po analizon tregun për të identifikuar përforcime të mundshme për pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe Nelson Semedo është emri i parë i përmendur në ‘Stamford Bridge’.
Nevoja për të përforcuar këtë pozicion erdhi pasi Reece James lëndoi gjurin e tij gjatë një ndeshjeje të Champions League me Milanin në fillim të këtij muaji, përcjell GazetaBlic Sport.
I formuar te Benfica, Nelson Semedo, 28 vjeç, është në sezonin e tij të tretë në Wolverhampton, ku mbërriti në vitin 2020 nga Barcelona.

/GazetaBlic Sport/


