Lajme

Kurti për vizitë në Britani, takohet me Sekretarin e Jashtëm James Cleverly

11/01/2022 11:35
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takimin e parë në udhëtimin zyrtar në Britaninë e Madhe.

Kurti është takuar me Sekretarin e Jashtëm, James Cleverly.

“Falenderova James Cleverly për mikpritjen e tij dhe e përgëzoi për rolin e ri si Sekretar i Jashtëm. Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe si t’i forcojmë ato, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe mënyrën e avancimit” shkruan Kurti në Twitter.