Lajme

Kica-Xhelili: Euforike dhe e pakuptimtë heshtja e Qeverisë ndaj zhgënjimit amerikan, po lëndohen raportet me ta

11/01/2022 11:40
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se është e pakuptimtë qetësia se si po pranohen kritikat nga Departamenti i Shtetit Amerikan, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka përmendur faktin se një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi sot do të shkojë në zyrën e Vuçiqit, ndërsa ne s’kemi lobim nga institucionet.

Deputetja e ka quajtur euforike heshtjen e qeverisë për zhgënjimin e SHBA-së, derisa pyet se me çfarë kosto po bëhet kjo, duke u lënduar raportet me aleatët tanë kyç.

Postimi i saj i plotë:

Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi shkojnë në zyrën e Vuçiq.

Ku është diplomacia dhe lobimi i institucioneve tona?

Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga Departamenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë. E njëjtë heshtja lidhur me to.

Kur Blinken përmendi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, ky togfjalësh përmendej gati në çdo fjalim politik, gati në tentativë të legjitimimit të miqësisë.

Por kur sot shprehet zhgënjim me qasjen tonë, ajo që bëhet euforike është heshtja, por me çfarë kosto? Në këmbim të çkaje? Letrave qortuese pa efekt praktik me kosto të lëndimit të raportit me aleatët tonë kyç?

Doarsa R. Kica