Sporti

A do të luajë Romelu Lukaku në Kupën e Botës?

11/01/2022 11:12
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, nuk ka gjasa të luajë përsëri për klubin e tij në vitin 2022, por nuk pritet të humbasë Kupën e Botës me Belgjikën, sipas Gazzetta.

Lukaku nuk është i disponueshëm për ndeshjen e sonte në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich në Gjermani dhe sipas raportimeve në Itali, ai nuk do të luajë më për Nerazzurrët këtë vit, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas La Gazzetta Dello Sport Inter dhe Lukaku nuk duan të ndërmarrin ndonjë rrezik përpara Katarit 2022, kështu që Big Rom nuk do të luajë më për Interin para vitit 2023.

/GazetaBlic Sport/