Komuna e Prishtinës ka realizuar vetëm 8.7 për qind të investimeve kapitale dhe mbart 45 milionë euro, raporton Gazeta Blic.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar analisti politik, Imer Mushkolaj, i cili ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe Ramën e ka kapluar “sëmundja” e ish kryetarit Shpend Ahmeti.


