Sporti

Përfundon drama, fnatic triumfon ndaj Cloud9 në ndeshjen më interesante të ditës në Major

10/31/2022 21:44
nga:Lorik J

Ka përfunduar më në fund ndeshja mes Cloud9 dhe fnatic në IEM Rio Major.

Skuadra e fnatic ka mposhtur Cloud9 me rezultatin 17:19 pas vazhdimeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje u zhvillua në hartën “Inferno”, ku fnatic në fund ishin më të mirë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte “sh1ro” i fnatic me 37 eliminime.

Pas pak do ta kuptojmë edhe kundërshtarin e Bad News Eagles.

/GazetaBlic Sport