Sporti

Albin Kurti uron Bad News Eagles për fitoren e sotme: Shkëlqyet sot, suksese në garën tjetër

10/31/2022 18:45
nga:Lorik J

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Bad News Eagles për fitoren e sotme ndaj ekipit brazilian, 00Nation.

Bad News Eagles ka mposhtur 00Nation me rezultatin 16:3 në ndeshjen e parë në “Challenger Stage” në kompeticionin më të madh në botë, IEM Rio Major, shkruan GazetaBlic Sport.

“Pas suksesit në Majorin e fundit në Antwerp dhe kualifikimit tani në Rio de Janiero, sot filluan garën e tyre të parë, ku shkëlqyen me fitore 16:3, ndaj ekipit brazilian 00Nation”, shkroi Kurti.

Ja postimi i tij:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)