Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator.
Sipas tij, sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor.
Ai shtoi se nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator.
“Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto”, shkroi ai në Facebook.
Ndërsa, për GazetaBlic foli kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ku konfirmoi se për mësimdhënësit pagat bashkë me shtesat për muajin tetor janë ekzekutuar.
Jasharaj e konfirmon: Mësimdhënësve u dalin pagat e tetorit bashkë me shtesat prej 50 euro


