Mësimdhënësve u kanë dalë pagat e muajit tetor në xhirollogari. Bashkë me to edhe shtesat prej 50 euro.
Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
“Unë kam komunikuar me disa nga kryetarët e nivelit komunal, të cilët e konfirmuan se janë ekzekutuar pagat e muajit tetor për mësimdhënësit bashkë me shtesat prej 50 eurove”, tha Jasharaj.
Kujtojmë se, në mbledhjen e 30 shtatorit, Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar pikat e kësaj pako, ku parashihej subvencionimi me 50 euro i të gjithë zyrtarëve publikë.
Sipas ministrit Murati, shtesat nuk do të dalin bashkë me pagën në muajin shtator për shkak se tashmë pagat janë procesuar, por në muajin tetor në formë retroaktive do t’i marrin shtesat e muajit shtator dhe të muajit tetor.


