Lajme

Loja e Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit me Policinë e Kosovës – As këtë muaj nuk ua qesin nga 50 euro e premtuara

10/31/2022 15:44
nga:N M

Kanë kaluar dy muaj kur shefi i Qeverisë, bashkë me shefin e ‘kuletës’ së shtetit, Albin Kurti e Hekuran Murati gjatë një konference për media kishin deklaruar se do të ndahen nga 50 euro për zyrtarët publik përfshirë këtu, policët, mjekët, arsimtarët e të tjerë, raporton Gazeta Blic.

Por sipas të gjitha gjasave për një sektor të caktuar – për policinë e Kosovës këto deklarata kanë mbetur deri tani vetëm publike.
Kjo për shkak se sot janë ekzekutuar pagat në sektorin publik, por që në llogaritë e pjesëtarëve të policisë së Kosovës nuk po figurojnë që dy muaj shtesat nga 50 euro.

“ Jo pak minuta më herët më kanë dal paga si pjesëtari i policisë së Kosoëvs por aty nuk figurojnë 50 euro që ka thënë Qeveria se do dalin”;, thotë një pjesëtar i policisë së Kosoëvs për Gazeta Blic pa dashur t`I përmendet emri.

Gazeta Blic ka folur edhe me një pjesëtar të policisë së Kosovës ( me grad të lartë të polici) por që edhe ai ka konfirmuar se nuk kanë dal shtesat e premtuar nga Qeveria e Kosovës.

“ Sa kontrollova gjendjen e llogarisë por përvec pagës mujore nuk pash se kanë dal 50 euro nga Qeveria”, thotë ky zyrtar i lartë i policisë së Kosovës.

Gazeta ka provuar të flas me Qeverinë por edhe me ministrinë e Fianancave, por që si zakonisht ata nuk janë përgjigjur.

Ndryshe në shtator kryeministri i vendit, Albin Kurti bëri të ditur se duke filluar nga ky muaj (shtator) për zyrtarët publikë do të ndajnë shtesën prej 50 euro, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro.

Ai kishte njoftuar se për pensionistët do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro (në tetor), ndërkaq familjet në asistencë sociale do t’i mbështesin duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj.

Kryeministri përmendi edhe sektorin privat duke thënë se 80 për qind janë të punësuar në këtë sektor, e që është prekur më së shumti nga inflacioni.

“Do të mbështesim secilin biznes që i rritë pagat e punëtorëve. Duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”, kishte bër të ditur Kurti.

Ai kishte thënë se përkrahje do të ketë edhe për studentët, ku do të ndahet shuma e njëhershme prej 100 euro në nëntor kur viti akademik është duke u zhvilluar.

Ndërkaq, ministri Hekuran Murati tha se subvencionimi i faturave të energjisë, shtesat në sektorin publikë, ndihma e familjeve në asistencë sociale do të fillojnë këtë muaj, ndërsa procedimi i mjeteve për pensionistët do të bëhet në muajin tetor.